Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Vetëm Cristiano Ronaldo mund të krahasohet me Rafa Leao-n për nga talenti”, vjen deklarata e bujshme nga njeriu që e njeh më mirë se kushdo
1 Dhjetor 2025 16:34 Telesport Milan fitoi 1-0 ndaj Lazio-s fundjavën e kaluar falë golit të Rafael Leao. Portugezi është kthyer në një lojtar vendimtar tashmë te kuqezinjtë dhe me siguri do të jetë një pikë e fortë në garën për titullin kampion këtë sezon. Ndërkohë, ish-trajneri i tij te moshat e Sporting Lisbonës, Tiago Fernandes, e ka ngritur “në qiell” portugezin e Milanit, madje duke e krahasuar atë me legjendën Cristiano Ronaldo. “E kam stërvitur Leao-n që nga mosha 12-vjeçare praktikisht në çdo grupmoshë në ekipin e të rinjve të Sporting. Në Lisbonë, vetëm Cristiano Ronaldo kishte të njëjtin talent në atë moshë. Ai është padyshim lojtari më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Leao mund të luajë kudo dhe për klubet më të...