“Sulmohesh si armik i partisë”/ Ndoka: Jep mendim ndryshe, të tregojnë derën

“Sulmohesh si armik i partisë”/ Ndoka: Jep mendim ndryshe, të tregojnë derën

“Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë”.  Kështu u shpreh Nard Ndoka në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, duke komentuar se si funksionon Partia Demokratike  “Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre”, shtoi më tej Ndoka.  “Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti”, theksoi më tej Ndoka.