Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ushqimet që përmbajnë Vitaminë K/ Të rëndësishme për trurin, gjakun dhe…
Vitamina K është një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Ekspertët shprehen se pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat. Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje në sistemin tretës.. Njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja kronike, varësia ndaj alkoolit apo problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave, janë më të rrezikuar ndaj pamjaftueshmërisë së vitaminës K. Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale. Kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli,...