Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gramsh/ Zjarr masiv në Kukur, digjet biznesi i Bashkim Senkos – dëmet rreth 100 mijë euro
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një biznes në fshatin Kukur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Biznesi në pronësi të Bashkim Senkos është djegur pothuajse totalisht, ndërsa humbjet vlerësohen të arrijnë deri në 100 mijë euro. Biznesi ishte si magazine shumice plera kimike miell hime dhe industriale te ndryshme. Ai sherbente si pike shumice per te 9 fshatrat e njesise administrative ne Kukur. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë godinën, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por zjarri kishte marrë tashmë përmasa të mëdha. Banorët e zonës raportojnë se gjithçka është shkrumbuar brenda pak minutash. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë shumë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën...