E kanosi me pistoletë kushëririn, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

E kanosi me pistoletë kushëririn, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Malbardhë të Kurbinit, ku një 21-vjeçar ka kërcënuar kushëririn e tij 18-vjeçar me armë zjarri për motive të dobëta. Pas disa orësh kërkimesh intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor “Motivi”, arritën të lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë. Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se autori ka kanosur me pistoletë kushëririn e tij, A. Ç., 18 vjeç. Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, një pistoletë me krehër dhe municion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan...