Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zërave se është duke shtruar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me ankimimin e bërë nga Kryeministria për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra nga GJKKO, me urdhër të SPAK. Rama u shpreh ndër të tjera se e ka ankimuar vendimin e GJKKO jo si Edi Rama, por si kryeministër për parimin e moscënimmit të balancës mes pushteteve. Duke iu përgjigjur opozitës dhe kreut të PD Sali Berisha, Rama tha se “mjafton vetëm të parafytyrosh se çfarë lojërash politike në dëm të shtetit, në dëm të ligjit, të qytetarëve, të shoqërisë, mund të sillte e ardhmja, po të hapej kjo ‘’vrimë’’ e madhe në murin ndarës mes pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe duhet të jesh krejt i papërgjegjshëm karshi Shqipërisë, republikës sonë, për ta lënë të kalojë pa luftuar gjyqësisht në shkallë më të lartë, atë të Gjykatës...