Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Humbëm 3-0 dhe të gjithë mendojnë për përmbysjen, vetëm te Reali ndodh”, Bellingham-i: Që në Londër besuam te kthimi i rezultatit
Jude Bellingham-i është paraqitur në konferencë për shtyp së bashku me Ancelott-in në prag të sfidës kundër Arsenalit. Mesfushori anglez është shprehur përpara gazetarëve se fjala ‘Remontada’ (përmbysje) është më e përdorura në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. Bellingham-i ka thënë se të gjithë besojnë te përmbysja, e cila është edhe pjesë e historisë së këtij klubi. “Fjala më e përdorur në dhomën e zhveshjes ditët e fundit është ‘Remontada’. Që kur ishim në autobus në Londër, ne të gjithë besuam se mund ta kthejmë këtë rezultat. Do të shkojmë me mentalitetin se vetëm një përmbysje është e mundur. Jemi besimplotë për shkak të historisë së klubit. Humbëm 3-0, një nga rezultatet më të këqija… dhe për disa arsye të gjithë mendojnë se...