Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
NIS SHPËRNDARJA E BONUSIT/ 750 mijë pensionistë marrin “shpërblimet” e festave të fundvitit
Edhe pse sot është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës në të gjithë vendin janë hapur posaçërisht për të pritur pensionistët, të cilët kanë nisur të tërheqin bonusin e fundvitit. Që prej orëve të para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë janë paraqitur për të përfituar ndihmën financiare të akorduar nga qeveria për festat e fundvitit. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mbi 540 mijë përfitues do të marrin bonusin prej 15 mijë lekësh. Mes tyre janë të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë, përfitues të pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare e sociale, si dhe disa kategori të tjera. Ndërkohë, mbi 221 mijë persona të tjerë do të përfitojnë bonusin prej 10 mijë lekësh, që përfshin ata me pension mbi 20 mijë lekë, përfituesit e pensioneve...