Grabitje si në filma: Banda bllokon autostradën, zhduk 2 milionë euro!

Grabitje si në filma: Banda bllokon autostradën, zhduk 2 milionë euro!

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një autostradë në Itali, përmes së cilës banda kriminale që kreu sulmin arriti të marrë rreth 2 milionë euro. Rreth orës 6:30 minuta, ata bllokuan mjetin e blinduar teksa ky i fundit ishte në lëvizje brenda një tuneli midis kryqëzimeve të Scillas dhe Bagnaras. Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar. Sipas informacioneve të para, ata kishin vendosur disa makina në formë kryqi mbi karrexhatë, të cilat I dogjën menjëherë përfunduan aksionin e tyre. Grabitësit kishin shpërndarë gjithashtu thumba mbi asfalt për të parandaluar çdo mundësi arratie të automjetit. Ngjarja ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun e autostradës  ndërda hetimet janë në vazhdim për të identifikuar përgjegjësit. Ky...