Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Pezullimi i Ballukut/ Rama: Kushtetuesja nuk ndikohet, Europa s’ka raste të tilla
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili e akuzoi se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit nga detyra e Zv.Kryeministres, Belinda Ballukun. Rama thotë se nuk po bën presion dhe se e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së si kryeministër. Sipas tij, nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror e gjyqtar do të legjitimohej si e drejtë për drejtësinë, do ishte precedent kërcënues. “Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast...