Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
E parakaloi Norris në xhiron e fundit, akuza dhe falje për Antonelin, italiani kërcënohet…
Përveç autogolit të McLaren, zhurma pas garës në Losail u shkaktua nga “parakalimi” kontrovers i Lando Norris ndaj Andrea Kimi Antoneli, në xhiron e fundit të Çmimit të Madh të Katarit në F1. Ky përfundim i lejoi liderit të përgjithshëm të Botërorit 2025 Lando Norris të merrte dhe dy pikë të tjera duke e mbajtur fituesin e kësaj gare Maks Verstapen me 12 pikë larg dhe Oskar Piastrin me 16 pikë. Ndërkaq në epokën e rrjeteve sociale, piloti italian teksa figuron te Mercedes, prodhuesi që furnizon njësinë e fuqisë së McLaren, ka marrë kërcënime (mbi një mijë, disa prej të cilave përfshijnë kërcënime me vdekje) dhe fyerje të ndryshme, duke e theksuar incidentin me një njollë të zezë në foton e profilit të tij në...