“Dumani, armik i pluralizmit”, Berisha sulmon kreun e SPAK dhe Ramën: Po synon të shpëtojë Ballukun

“Dumani, armik i pluralizmit”, Berisha sulmon kreun e SPAK dhe Ramën: Po synon të shpëtojë Ballukun

Kryetari i PD, Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, e cila është vendosur ndaj tij një vit më parë. Ashtu siç ka vepruar sa herë ka kaluar derën e SPAK-ut, Berisha shfrytëzoi praninë e mediave për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme.” “Altin Troplini është armik i egër i pluralizmit! Ligji do të thotë fjalën e tij. Për Pojën e SPAK-ut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të ‘SKAP-it’ të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra”, tha Berisha. Berisha, i cili është një prej politikaneve që ka sulmuar më ashpër drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, preferoi të shmangte komentet për zgjedhjen e pasuesit të...