Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zelensky mbërrin në Paris, presidenti ukrainas pritet nga Emmanuel Macron
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur paraditen e sotme në Pallatin Élysée, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron. Të dy liderët pritet të zhvillojnë bisedime të rëndësishme mbi situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme franceze. Sipas burimeve zyrtare, axhenda ka pësuar disa ndryshime dhe deklarata për shtyp e dy presidentëve pritet të mbahet në orët e para të pasdites. Pas takimit në Paris, Zelensky do të udhëtojë drejt Dublinit për vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë. Top Channel