Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Analiza e CNN/ Sekretet e darkës në Florida mes delegacionit amerikan dhe atij ukrainas, simbolika e ushqimit të servirur, gjembat për NATO-n dhe kompromiset territoriale
Delegacioni amerikan dhe ukrainas u takuan të dielën në klubin privat Shell Bay të Witkoff Group në Floridën Jugore për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. CNN raporton se të dyja palët negociata “të ashpra, por shumë konstruktive”, të shoqëruara nga një darkë me ushqime tradicionale ukrainase ukrainas, një supë me panxhar dhe lakër që siç tha një nga pjesëmarrësit, ishte “shumë e shijshme”. “Servirja e supës, së bashku me Holubtsi, rrotulla tradicionale me mish dhe lakër, u pa si një përkulje e mirëpritur ndaj kulturës ukrainase, një gjest i shkathët diplomatik ndërsa SHBA-të përpiqen të bindin Ukrainën të bëjë kompromis për një marrëveshje paqeje me Rusinë”, vëren CNN. Një burim me njohuri të drejtpërdrejtë të bisedimeve në Florida, ku përfshiheshin...