Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Fermerët tentojnë të përmbysin furgonin e policisë, përleshje të dhunshme në Greqi
Greqia vijon të përballet me trazira, teksa protesta e fermerëve shënon ditën e dytë të bllokimeve në të gjithë vendin. Në rajonin e Thesalisë, përleshjet shpërthyen kur fermerët bllokuan një autostradë Athinë-Selanikë, duke kërkuar kompensime për subvencionet e vonuara të BE-së dhe duke denoncuar korrupsionin. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u përpoqën të kalonin nëpër korsi dhe të përmbysnin furgonin e policisë. Zemërimi i fermerëve është intensifikuar pas lajmeve që nxorën në pah keqmenaxhimin e fondeve të BE-së, duke nxitur protesta të dhunshme gjatë dy ditëve të fundit. Si pasojë e mobilizimeve, edhe sot aksi rrugor Kakavijë-Janinë është bllokuar plotësisht nga ora 12:00 deri në 18:00 (ora greke), duke ndërprerë qarkullimin për të gjitha automjetet, përveç rasteve emergjente shëndetësore....