Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Detaje nga atentati në Elbasan, makina e autorëve rezulton në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se makina e djegur, e dyshuar se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarje ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba. Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. Top Channel