Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Tani ne e mbrojtëm votën dhe do shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë
Sali Berisha theksoi se PD-ja nuk do të tërhiqet nga foltorja dhe aktiviteti politik, duke e cilësuar këtë si betejën përfundimtare për mbrojtjen e votës dhe të drejtave demokratike. Lideri i opozitës nënvizoi se foltorja funksionon si tribunë për qytetarët dhe parlamentarët kundër qeverisë aktuale, dhe se çdo veprim është i motivuar nga kërkesa që qytetarët të votojnë lirshëm. Berisha shtoi se ky aktivitet vjen pas denoncimeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet dhe synon përmbushjen e misionit të PD-së për rikthimin e integritetit të procesit demokratik. Pjesë nga deklarata: Mendoj se edhe njëherë kjo është beteja përfundimtare dhe ne nga kjo betejë nuk shqitemi. Ta dish këtë. Ta dijë çdo demokrat. Jo, ne nuk tërhiqemi. Ne e kemi filluar atë. Mund ta fillonim në mënyra të ndryshme....