Deklaratat skandaloze të Ramës, Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij

Deklaratat skandaloze të Ramës, Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër “mashtrim publik të rëndë”, duke keqpërdorur emrin e Komisionit të Venecias për të justifikuar qëndrimet e tij lidhur me çështjen e pezullimit të ministrave. Sipas kreut të PD, Rama ka dalë kundër çdo norme ligjore europiane dhe kundër jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, duke tentuar të krijojë idenë se ekzekutivi është mbi ligjin. Lideri i opozitës tha se Rama nga frika dhe paniku, po shpërndan gënjeshtra për të mbrojtur vetën dhe ministren Balluku, ndërsa paralajmëroi se PD do të depozitojë padi për mashtrim publik ndaj Ramës. Berisha theksoi se asnjë dokument i Venecias nuk përmban atë që pretendon kryeministri, duke e cilësuar këtë një manipulim të rëndë të opinionit. “Mashtrim,...