Ritual satanik i abuzimit seksual me fëmijë, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar

Ritual satanik i abuzimit seksual me fëmijë, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar

Policia e Australisë ka arrestuar katër burra në Sydney të dyshuar se janë pjesë e një “rrjeti ndërkombëtar satanik” të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë. Autoritetet thonë se hetimet vazhdojnë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar. Detektivja Supt. Jayne Doherty, e skuadrës së krimeve seksuale të Uellsit të Ri Jugor (NSË), deklaroi se grupi dyshohet se ka ndarë materiale “ekstremisht të neveritshme”, ku paraqiten fëmijë nga mosha foshnjore deri në 12 vjeç, si dhe akte abuzimi ndaj kafshëve. Ajo theksoi se përmbajtja përfshinte elemente ritualiste, simbole dhe tema të lidhura me satanizmin dhe okultizmin. “Policia do të pretendojë në gjykatë se ky grup ndërkombëtar po angazhohej në biseda dhe ndarjen e materialeve që përshkruanin abuzimin me fëmijë...