Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…

Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…

Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, akuzohet për vrasjen e një anëtari të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e një tjetri në Washington DC, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Ai kishte hyrë në SHBA në vitin 2021 përmes programit për refugjatët afganë, që kishin punuar me trupat amerikane. E-mailet nga 2024 tregojnë se Lakanwal kalonte javë të tëra i izoluar në një dhomë të errët dhe kishte episode maniakale. Një punonjës social tha se ai nuk ishte punësuar për një vit dhe familja e tij përballej me kërcënimin e dëbimit. Lakanwal kishte aplikuar për azil në 2024 dhe e kishte marrë më vonë, gjatë këtij viti. Ai jetonte me gruan dhe pesë fëmijët në Bellingham, Washington. Ishte pjesë e një njësie afgane që bashkëpunonte me CIA-n...