Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kafja që trazoi selinë/ Berisha tregon nëse ka pasur takim me demokratët që dolën nga ‘rreshti’
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se ka pasur takime me disa prej demokratëve që para disa ditësh kishin konsumuar një kafe në grup, që shumë zëra e quajtën një lëvizje e re. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se demokratët janë të lirë në vendime dhe veprime. “Kam pritur dhe pres persona që më kërkojnë takim ose persona që i thërras për arsye pune. Kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike. Në të cilat çdo anëtar dhe drejtues është i ftuar që të japë çdo mendim. Një kafe absolutisht është i lirë. Ata kanë ardhur, kam biseduar. Këta personazhe janë vlerë e çmuar e PD-së.”, tha ai.