Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius

Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius

1 Dhjetor 2025 13:09 Alfred Lleshi Në një intervistë për “Esporte Record”, Carlo Ancelotti dha një mesazh të qartë për Neymar, teksa përfshiu edhe Vinicius Junior në diskutimin për listën e Brazilit në Botërorin 2026. Ai theksoi se askush nuk do të ketë trajtim të veçantë, vendi në Botëror kërkon formë të plotë sportive: “Për të shkuar në Botëror duhet të jesh 100%. Kemi shumë lojtarë të fortë, duhet të zgjedh ata që janë më mirë. Nuk ka të bëjë vetëm me Neymar, vlen edhe për Vinicius. Nëse ai është 90%, do të thërrisja dikë tjetër që garanton 100%, sepse konkurrenca në sulm është e madhe”. Që prej marrjes së drejtimit të “Seleçãos” në verë, Ancelotti nuk e ka grumbulluar Neymar, i larguar nga kombëtarja...