Dy atentatorë në vrasjen e biznesmenit, gjendet e djegur makina e autorëve, policia shoqëron disa persona

Dy atentatorë në vrasjen e biznesmenit, gjendet e djegur makina e autorëve, policia shoqëron disa persona

Një ditë pas vrasjes mafioze të biznesmenit nga Elbasani Mondi Mëhalla, policia ka shoqëruar disa persona në polici të cilët mund të japin më shumë detaje se si ndodhi krimi i rëndë. Mes tyre janë pëunonjësit e karburantit të cilët ishin në turn në momentin e ngjarjes, si dhe dy shoferë taksish. Po ashtu mëngjesin e kësaj të hënë policia ka gjetur një automjet të djegur  tip “Audi”, në fshatin Mirakë, bashkë me një pistoletë, që dyshohet se iu përket atentatorëve. Për këta të fundit policia dyshon se kanë qenë dy persona, të dy vrasës me pagesë. 43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe sapo ishte futur në automjetin e tij “Range Rover”. Autorët e...