Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tokat e përmbytura/ Një javë nën ujë, fermerët në Lezhë: Dëme kolosale, nuk mund t’i mbjellim
Një nga zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Lezhë është edhe njësia administrative e Zejmenit. Prej një jave, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatrat Spiten dhe Tresh ndodhen nën ujë, i cili në disa zona ka arritur deri në 1 metër. Fermerët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë më shpresë që mbjelljet e grurit dhe jonxhës të japin rendiment këtë sezon, për shkak të prezencës së ujit për një kohë të gjatë në tokat e tyre. Ata thonë se kjo është një situatë e përsëritur dhe asnjëherë nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara. Sipas të dhënave të strukturave të Mbrojtjes Civile, me mbylljen e argjinaturës së çarë të Lagunës së Vainit, niveli i ujit ka rënë dhe sipërfaqja e përmbytur...