Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ishte pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari
Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale. Policia e shtetit bën me dije se Emin Shabani, 55-vjeçi lindur në Maqedoninë e Veriut është ekstraduar pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderueshëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të. Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me...