Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit me 25 vite burg, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim tre gjyqtarët
Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren e Top News, Alketa Shaba. Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg. Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e...