Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive

Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për qindra mijëra pensionistë dhe invalidë në vend nis sot, duke shënuar fillimin zyrtar të pagesave që pritet të lehtësojnë shpenzimet e festave. Edhe pse dita e sotme përkon me ditë pushimi, institucionet që administrojnë pagesat kanë hapur sportelet posaçërisht për këtë proces, një masë që synon të shmangë vonesat dhe fluksin e ditëve në vijim. Pensionistët dhe invalidët mund ta tërheqin bonusin në pikat ku marrin zakonisht pensionin, në postë apo në bankë, ndërsa pagesat në llogari bankare kryhen automatikisht. PËRFITIMI Sipas skemës së miratuar, bonusi ndahet në dy nivele, duke favorizuar ata me të ardhura më të ulëta. Pensionistët dhe invalidët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj përfitojnë 15 mijë lekë shtesë, ndërsa ata që...