Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTOLAJM / Rruga në Nju-Jork merr emrin “Isa Boletini” me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë
Prej ditës së diel, një rrugë në qytetin Nju-Jork në SHBA, mban emrin e shqiptarit të madh, Isa Boletini. Rruga e cila ndodhet në Staten Island është emëruar falë kontributit të komunitetit shqiptar të Nju-Jorkut për të lartësuar figurën e heroit kombëtar, një prej firmëtarëve dhe kontribuuesve kryesorë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Lajmin e kishte konfirmuar edhe pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmendi, i cili tha se rruga do të ishte përballë asaj të quajtur “Ismail Qemali”. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. “Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në Neë York...