Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hetimi i BBC në Gjeorgji/ Policia mund të ketë përdorur kimikate të Luftës së Parë Botërore kundër protestuesve, ja çfarë simptomash u evidentuan tek të prekurit
Provat e reja të siguruara nga BBC sugjerojnë se autoritetet gjeorgjiane mund të kenë përdorur një substancë kimike e krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore të quajtur camite në topat e ujit që u hodhën ndaj protestuesve antiqeveritarë në Tbilisi në fund të vitit 2024. Sipas dëshmive të mbledhura, efekti i kimikatit ka shkaktuar djegie të forta në lëkurë dhe probleme serioze të frymëmarrjes. Protestuesit shprehen se uji i topave të përdorur nga policia shkaktonte një djegie të menjëhershme dhe të vazhdueshme, e cila nuk zhdukej me larje. Disa prej tyre raportuan kollë, gulçim dhe të vjella që zgjatën mbi një muaj. Mjeku pediatër Konstantine Chakhunashvili, i cili ishte vetë mes protestuesve, kreu një studim me rreth 350 persona të ekspozuar. Pothuajse gjysma raportuan simptoma...