116 vite ‘Normalja’ e Elbasanit, kujtohet shkolla që formoi mësuesit e Shqipërisë

116 vite ‘Normalja’ e Elbasanit, kujtohet shkolla që formoi mësuesit e Shqipërisë

116 vjet më parë, kur Shqipëria ende nuk kishte fituar Pavarësinë, në kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme në Elbasan u çel shkolla e mesme kombëtare ‘Normale’, e para e këtij lloji në gjuhën shqipe që përgatiste mësues për edukimin e brezave të ardhshëm. Hapja e shkollës ‘Normale’ u vendos nga Kongresi i Elbasanit, i mbajtur në gusht të vitit 1909 dhe në 1 dhjetor të po atij viti ajo çeli dyert për mbi 100 nxënës nga gjithë trevat shqiptare. Fillimet e ‘jetës’ së saj nuk ishin aq të lehta, Normalja pati një jetë të trazuar. Disa herë u morën masa për mbylljen e ‘Normales’, ndërsa u tentua dy herë shpërngulja e saj nga Elbasani. Falë popullit arsimdashës të këtij rajoni një gjë e tillë nuk...