Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, sa përfitojnë secila kategori

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, sa përfitojnë secila kategori

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura në mënyrë që pensionistët mund të tërheqin shpërblimet. Rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin mund të tërheqin bonusin e fundvitit pranë pikave të postës gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026. Siç u bë me dije edhe me miratimin e Këshillit të Ministrave, bonusi prej 15,000 lekësh shkon për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionet familjare, pensionet sociale, si dhe personat që trajtohen vetëm me përfitime të...