Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
FOTO- Gjendet i shkrumbuar “Audi” në Mirakë, dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit Mëhalla
makina e djegur ELBASAN- Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hyka. Mjeti audi është gjetur i shkrumbuar, ndërkohë që nuk dihet ende nëse brenda tij janë gjetur armët e përdorura në vrasje. Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit. Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të...