Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SHBA nuk i japin asnjë shpresë “Trekëndëshit të Bermudës”, Sali Berishës nuk i hiqet “non-grata” dhe i shtohen…
Një furtunë politike duket se po trondit në themele Partinë Demokratike, ndërsa në horizontin e Sali Berishës po shfaqen vetëm re të zeza dhe asnjë dritë shprese nga Uashingtoni. Me tone të forta dhe të prerë, institucionet amerikane nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga shpallja e tij “non-grata”, ndërsa në Tiranë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtrëngojnë rrethin hetimor edhe më shumë. Zbulimi i pagesës marramendëse prej 1.6 milionë dollarësh për strategun amerikan Chris LaCivita ka shpërthyer si një “bombë” politike, duke hapur pyetje të mëdha mbi mënyrën sesi janë përdorur paratë e PD-së dhe kush ka firmosur faturat gjigante të fshehura deri në minutën e fundit. Raportet financiare të dorëzuara në KQZ tregojnë se vetëm për ekipin e...