Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Një vepër vizionare epike letrare
-Jusuf Buxhovi: “UDHËTIMI NË KOHË”, roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2025. Nga Agim Byci Jusuf Buxhovi që moti shquhet edhe si romansier. Ky roman është më i veçantë, ndër më të rrallët në letërsinë shqipe, ndoshta i vetmi. Është një roman historik, psikologjik, filozofik, një vepër vizionare epike letrare. Shtjellimi, pasqyrimi dhe përjetimi i kohës së kaluar, të tashme e të ardhshme dhe gjurmimi i çështjeve, rrethanave e ngjarjeve të kohëve rrjedh në mënyrë transcenentale e metafizike, dy komponente këto që përbëjne dymbdhjetë Ligjet e Universit. Është Ligji i Njëshmërisë Hyjrore dhe Ligji i Përputhjes, se e gjithë ekzistenca – njerëzit, natyra, jeta, koha dhe gjithësia – janë të ndërlidhura dhe janë pjesë e një tërësie të vetme dhe të unifikuar, se të gjitha qeniet...