Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit në dalje të qytetit, drejtuesi në gjendje të rëndë

Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit në dalje të qytetit, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës pak minuta pas mesnatës. Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës. Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë në vend ngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor. Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.