Emri/ Në pranga shoferi urbanit në Tiranë, si ndodhi aksidenti te “Rruga e Kavajës”

Emri/ Në pranga shoferi urbanit në Tiranë, si ndodhi aksidenti te “Rruga e Kavajës”

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar, shofer autobusi të linjave urbane në kryeqytet. “Arrestimi i tij erdhi pas një incidenti mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, kur në një kryqëzim të Rrugës së Kavajës, shoferi Çlirim Shala ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Nga burimet pranë vendit të ngjarjes, dyshohet se shoferi është përpjekur të shmangë përplasjen me 18-vjeçaren me biçikletë dhe, për pasojë, autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur.