Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren te ish-sheshi “Shqiponja”

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren te ish-sheshi “Shqiponja”

Foto ilustruese TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet tip "BMW" ka përplasur për vdekje një grua rreth 50-vjeçe. Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësoren dhe ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, në policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI