Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Urbani “mori përpara” vajzën me biçikletë, arrestohet shoferi i urbanit (VIDEO)

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Urbani “mori përpara” vajzën me biçikletë, arrestohet shoferi i urbanit (VIDEO)

pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident në zonën e "Pallatit me Shigjeta" tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën. Autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër u përplas me automjetet e parkuara, pasi ka tentuar të shmangë një vajzë që po kalonte me biçikletë në kryqëzim, megjithëse semafori ishte i kuq për të. Mirëpo, devijimi i autobusit ka bërë që të kalojë në korsinë tjetër të rrugës, duke goditur disa automjete dhe pavarësisht manovrës ka goditur edhe vajzën. Mësohet se vajza ka pësuar dëmtime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital. Ndërkohë, shoferi i urbanit ka përfunduar në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit./ZËRI