Afera Partizani/ Berisha sot në SPAK, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

Afera Partizani/ Berisha sot në SPAK, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

Kreu i PD-së, Sali Berisha do të shkojë sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani. Ish-kryeministri, i akuzuar për korrupsion, është në gjykim për këtë dosje së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, ku Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK, Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të...