Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, një i plagosur rëndë (Emri)

Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, një i plagosur rëndë (Emri)

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në daljen jugore të Lushnjës, ku një automjet tip Audi është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës. Mësohet se mjeti drejtohej nga Aleksandro Braholli, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjes. Sipas informacionit nga policia, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe ka vijuar drejt, duke u përplasur me shtyllën. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjet.