Lautaro lë pas Mazzola dhe jep sinjalin: Mendoj për Interin, le të llomotitin ata nga jashtë

Lautaro lë pas Mazzola dhe jep sinjalin: Mendoj për Interin, le të llomotitin ata nga jashtë

1 Dhjetor 2025 8:01 Alfred Lleshi Në ditën e paraqitjes së tij të 250-të në Serie A me fanellën zikaltër, Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 163-të me Interin, duke lënë pas Sandro Mazzola (161) dhe iu afruar Boninsegna-s (171). Dygolëshi kundër Pisa, në fitoren 2-0, bëri që kapiteni të jepte mesazhin e qartë: “Jam i lumtur sepse fituam pas dy humbjeve. Disa më kritikuan, por jam mësuar. Punoj për veten, për Interin dhe familjen time. Le të flasin ata që janë jashtë”. Ai theksoi: “Shpresoj që historia ime këtu të zgjasë shumë. Kam vite kontratë dhe njerëzit më duan, skuadra vjen gjithmonë e para. Ne mendojmë vetëm ta çojmë Interin sa më lart”. Në golat e tij ndihmoi edhe Francesco Pio Esposito, i...