Mbappé jep mesazhin kritik për Real Madridin pas barazimit me Girona

Mbappé jep mesazhin kritik për Real Madridin pas barazimit me Girona

1 Dhjetor 2025 8:08 Alfred Lleshi Kylian Mbappé përdori rrjetet sociale për të dërguar një mesazh kritik pas barazimit 1-1 të Real Madridit në fushën e Girona. “Absolutisht nuk është rezultati që donim sonte, por kampionati vazhdon dhe është shumë i gjatë”, – shkroi ai për më shumë se 128 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Sulmuesi francez shtoi se Real Madridi duhet të reagojë: “Duhet të ndryshojmë dinamikën dhe të tregojmë kush jemi si ekip”. Mbappé, i cili këtë sezon ka arritur 23 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje, u largua nga Montilivi me një gol të shënuar nga penalltia. Atij iu anulua edhe një gol në minutën e 40-të, pasi e preku topin me dorë para se të godiste. Vendimi u mor...