Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive
Arsenal mbron kreun e renditjes në Premier League pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea, me “blues” që luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Trajneri i “topcinjve”, Mikel Arteta, tha: “Që në fillim mund të ndieje se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë. Çdo duel dhe aksion ishte plot energji, sekuenca shumë të shkurtra loje”. “Me 10 lojtarë prisnim një ndeshje ndryshe, e planifikuam në pushim, por ata shënuan nga një goditje dënimi. Pastaj, u bë një ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur. Në përgjithësi mendoj se kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta duhet të zhgënjehesh. Por, kur mendon javën që kemi kaluar dhe emrin e kundërshtarit e pranojmë barazimin”, tha Arteta. “Ata bënë gjithçka që mundën. Ata nuk kanë luajtur...