Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vlerësimi/ Igli Tare thur elozhe për paraqitjen e Luka Modriç te Milani
Kalimi i Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit ka sjellë që kuqezinjtë italianë të shohin drejt një përmirësimi të tyre në kampionat, aq sa këtë herë Milani ka ambicie për të fituar titullin. Ndërkohë, legjenda kroate Luka Modriç, i sjellë nga Tare në merkaton e verës, po i impresionon tifozët e Milanit me paraqitje. Modriçi në verë u largua nga Reali i Madridit pas 13 vjetësh dhe vendosi për Milanin. Jo të gjithë ishin të bindur se ai mund të jetë i vlefshëm për skuadrën kuqezi. Por drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare i besoi 40-vjeçarit dhe tani po del që vendimi i tij ishte plotësisht i qëlluar. Milani po vazhdon me rezultate shumë pozitive dhe është fuqishëm në garë për titull. Të shtunën...