Medon Berisha fiton duelin me Asllanin në Serie A, por Silvinjo në Kombëtare s’po i jep minuta

Medon Berisha fiton duelin me Asllanin në Serie A, por Silvinjo në Kombëtare s’po i jep minuta

Adriatik BALLA Në Itali luan kontigjenti kryesor i ekipit tonë kombëtar dhe janë realisht bërthama e lojtarëve më cilësorë të grupit kuqezi. Aty luan Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani e ndonjë tjetër, të cilët përbëjnë bazën e ekipit përfaqësues dhe kontigjentin ku ka varur shpresat për kualifikimin në Botëror trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo. Ditën e djeshme një pjesë e këtyre lojtarëve zbritën në fushë por si kundërshtarë mes tyre. Leçe u përball me Torinon dhe në mesfushë dy kuqezinj, Medon Berisha i Leçes dhe Kristjan Asllani i Torinos, duel që u fitua nga Berisha. Paraqitja e Berishës Shqiptari Medon Berisha vijon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Leçes në Serie A. Në takimin kundër Torinos, mesfushori i Kombëtares u bë protagonist me dy...