“E gjithë Vlora ka një fushë sportive”, Kreshnik Cipi ngre alarmin: është urgjente, po na ikin fëmijët nga Flamurtari

“E gjithë Vlora ka një fushë sportive”, Kreshnik Cipi ngre alarmin: është urgjente, po na ikin fëmijët nga Flamurtari

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon të Superiores. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte legjenda e futbollit tonë, Kreshnik Cipi. Ai ka folur sa i përket rezultateve të Flamurtarit, por edhe problemit të fushave sportive. “Problemi i Flamurtarit? Kemi stadiumin, por nuk kemi lojtarët. Lojtarët e ardhur nga vera nuk kanë qenë të duhurit, duhet me patjetër që të bëjmë ndërhyrje në merkato ndryshe situata nuk do të shkojë mirë. Mungesa e talenteve të Vlorës? Duhet që Bashkia të reagojë të kemi fusha të tjera sportive në Vlorë. Kemi vetëm një fushë sportive në Vlorë, te Pylli i Sodës, atje ikën një ekip dhe vjen një ekip. është shumë e vështirë të stërvitesh aty breza...