“Jam i vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar një ekip në Serbi”, Shensoi: Kur e morën vesh, ndryshuan menjëherë…

“Jam i vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar një ekip në Serbi”, Shensoi: Kur e morën vesh, ndryshuan menjëherë…

Trajneri i Laçit, Shensoi, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Shensoi ka folur sa i përket eksperiencës së tij në Serbi duke qenë i vetmi trajner shqiptar që ka drejtuar në këtë vend. “Kam drejtuar në gjashtë shtete deri tani, edhe në Serbi, një trajner nga Kosova që drejton në Serbi, është gjë ekstreme. I vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar në Serbi. Unë jam licencuar dhe rregjistruar nga Turqia dhe përfaqësoj Turqinë, ata nuk e kuptuan mirë në fillim. Isha me pasaportë turke atje dhe prandaj më morën, kur e morën vesh pastaj që isha nga Kosova, ndërroi situata, nuk ishte më asgjë njësoj”, tha Shensoi. /Sport Ekspres/?