I skeduar dhe i proceduar për shpërndarje narkotikësh, pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

I skeduar dhe i proceduar për shpërndarje narkotikësh, pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Biznesmeni Edmond Hyka që njihej edhe si Mondi Mëhalla u ekzekutua në automjetin e tij sapo ka dalë nga biznesi i tij mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve në media, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa dyshohet për dy të përfshirë. Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve. Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në polici, dhe disa prej dëshmitarëve kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin, sepse automjeti i viktimës ka qenë i parkuar pak më larg vendit ku ndodhej biznesi.