Aksident në Tiranë/ Biçikleta i pret rrugën, autobusi humb kontrollin, merr para makinat e parkuara

Aksident në Tiranë/ Biçikleta i pret rrugën, autobusi humb kontrollin, merr para makinat e parkuara

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Një autobus ka humbur kontrollin pasi një biçikletë i preu rrugën në kryqëzim. Si pasojë, autobusi ka marrë përpara makinat e parkuara në anë të rrugës. Sakaq janë publikuar në media pamje nga vendi i aksidentit. Ndërkohë, forca të policisë ndodhen në vendngjarje.