Lista Serbe: Nuk do të votojë për qeverinë Kurti

Lista Serbe: Nuk do të votojë për qeverinë Kurti

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi – ka thënë të mërkurën se nuk do ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Në një reagim në Facebook, Lista Serbe tha se “deklaratat e bashkëpunëtorëve më të afërt të Kurtit për gjoja mbështetjen e paralajmëruar nga deputetët e Listës Serbe, janë një e pavërtetë e pastër”. “Jemi absolutisht të sigurt se edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që po i shpërndajnë shërbejnë qartësisht për lojërat e tyre të brendshme, prandaj i hedhim poshtë publikisht”, tha Lista Serbe. Lista Serbe – e cila i fitoi 9 prej 10 ulëset e garantuara për pakicën...